EKSKLUZIVE/ Partizani “gol” Tiranës, zbulohet sa do përfitojë Herald Marku në sezon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2021 | 12:11

EKSKLUZIVE/ Partizani “gol” Tiranës, zbulohet sa do përfitojë Herald Marku në sezon

Herald Marku është përforcimi i dytë i Partizanit. Mesfushori 25-vjeçar ishte shumë pranë akordit me Tiranën, por në momentet e fundit, drejtuesit e kuq e kanë bindur dhe mesfushori ka firmosur ditën e djeshme për të kuqtë kryeqytetas. Pas Emiljano Mustës, edhe mëngjarashi 25- vjeçar rikthehet në shtëpi, duke firmosur për Partizanin.

vLLAZNIA

DETAJET E KONTRATËS

Marku do të përfitojë diçka më shumë se Emiljano Musta. 29-vjeçari nënshkroi para dy ditësh me Partizanin për 45 mijë euro në vit me gjithë bonuse, një kontratë 2- vjeçare. Kontratë për dy vite ka nënshkruar edhe Herald Marku, por do të përfitojë 96 mijë euro për dy vite, pra 48 mijë euro në sezon. Gjithashtu, në kontratën e Markut është edhe një klauzolë prej 100 mijë eurosh, nëse lojtari kërkon të prishë kontratën para skadencës së saj.

REAGIMI I LOJTARIT

Vetë mesfushori, dje përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Instagram”, konfirmoi largimin nga Vllaznia, në një kohë që sot do të prezantohet zyrtarisht te Partizani. “Pas dy sezonesh të paharrueshme me Vllazninë, erdhi momenti të filloj një kapitull të ri në karrierën time. Kalova çaste të mrekullueshme, që do t’i mbaj mend gjatë. Dua të falënderoj bordin drejtues për mundësinë e dhënë për të qenë pjesë e Vllaznisë, kryetaren e bashkisë, Voltana Ademi, drejtorin Suad Lici dhe sponsorin Alban Xhaferi. Falënderoj stafin teknik, trajnerin Tomas Brdariç për besimin dhe mbështetjen e madhe për mua gjatë sezonit, Elvis Plorin, Safet Osjen, Ideal Lekiqin dhe Altin Nikshiqin.

Falënderoj stafin mjekësor, Zyhdi Çobën, Ilirjan Haxhajan dhe Ani Ferhatin. Falënderoj të gjithë shokët e ekipit që çdo sfidë e kaluam së bashku. Çdo moment ishim si një familje. Falënderoj kapitenin Erdenis Gurishta për mbështetjen që nga dita e parë. Nuk mund të harroj pa falënderuar të gjithë tifozët e mrekullueshëm të Vllaznisë. Kanë gjetur mundësinë të na përkrahin gjithmonë, edhe në këtë vit të vështirë”, shkruante Marku.

VERONIK ISTREFAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"