Partizani dhe Tirana në ankth për derbin, FSHF-ja heziton të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Korrik 9, 2020 | 9:12


Partizani dhe Tirana në ankth për derbin, FSHF-ja heziton të…

Federata Shqiptare e Futbollit heziton të përgjigjet nëse do të luhet apo jo derbi i të premtes mes Partizanit dhe Tiranës. Menjëherë pas zyrtarizimit të rasteve me “COVID” të dy lojtarëve të të kuqve, burime të besueshme pranë FSHF-së kanë bërë me dije për gazetën se janë pro vijimësisë së kampionatit në bazë të protokollit shëndetësor të miratuar me Ministrinë e Shëndetësisë. Kjo në rast se nga përgjigjet që do të dalin sot nga testi i të gjithë ekipit të Partizanit, numri i të prekurve do të jetë i kufizuar.Alban-Hoxha-PartizaniTirana (1)

Mundësisht në vetëm dy rastet e bëra publike gjatë pasdites së djeshme. Në të kundërt, me një numër më të lartë rastesh nga të kuqtë do të vihej seriozisht në rrezik zhvillimi i derbit. Për këtë, pritet që pasdite të ketë edhe një mbledhje që është e zakonshme para çdo derbi mes zyrtarëve të FSHF-së dhe drejtuesve të të dyja klubeve për të përcaktuar axhendën e derbit.

Hezitimi – Dje në mbrëmje, pas reagimit të Partizanit që ka njoftuar dy lojtarët, FSHF ka hezituar të konfirmojë zhvillimin e derbit, e kontaktuar nga gazeta. Megjithatë, duke pasur precedentin me Bylisin dhe të tjera shkaqe, pritet që derbi i kryeqytetit të mos ndalet as nga… Koronavirusi.

Së pari, u luajt ndeshja mes Bylisit dhe Tiranës, teksa një ditë më parë kishte dalë pozitiv një lojtar i ballshiotëve dhe vetëm ditën e ndeshjes u mësuan përgjigjet për të gjithë. Madje këtë herë në avantazh është fakti se sot pritet që të kuqtë të mësojnë përgjigjet e testeve për të gjithë stafin dhe ekipin, kështu që gjithçka do të mësohet në avancë, 24 orë para dhe jo ditën e ndeshjes si në Ballsh. Në mbrëmje pritet të ketë një mbledhje të fundit me zyrtarët e klubeve kryeqytetase për të saktësuar çdo masë të organizimit të derbit.tirana-v-partizani

Së dyti, arsyeja pse do të luhet kjo ndeshje është shpresa se meqenëse lojtarët janë izoluar prej ditësh, të mos ketë të tjerë të infektuar dhe numri në total të mbetet vetëm ata dy lojtarët.

Së treti, FSHF-ja do të përballej edhe me një presion të Tiranës, e cila kërkon që të zbatohet protokolli shëndetësor i miratuar.

Së katërti, FSHF-ja në këtë moment dhe në një situatë pandemie në vazhdim nuk e ka luksin dhe as kohën për të pranuar shtyrje të ndeshjes. Kjo për faktin e thjeshtë se afatet e vendosura nga UEFA për përfundimin e garave shtrëngojnë dhe nuk ka asnjë garanci që në një ditë të dytë numri i të infektuarve në vend të jetë bërë zero.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com