Partizani/ “Bomba” e merkatos ka ardhur 7 kg mbi peshë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2016 | 10:28

Partizani/ “Bomba” e merkatos ka ardhur 7 kg mbi peshë

“Zyrtare ‘bomba’. Federiko Nikolas Haberkorn firmos me Partizanin. Klubi konfirmon Haberkorn si përforcimin e radhës në skuadër. Sulmuesi 22-vjeçar, lindur në Argjentinë, do të jetë pjesë e të kuqve deri në përfundim të sezonit 2015-2016.haberkorn Haberkorn do t’u bashkohet 15 herë kampionëve të vendit në formën e huazimit, falë marrëveshjes së Partizanit dhe klubit të Velez Sarsfield, skuadër e cila gëzon edhe të drejtat e kartonit të sulmuesit të talentuar argjentinas”, kështu njoftoi klubi i Partizanit në mesnatën e 1 shkurtit në faqen zyrtare në “Facebook”.

Por “bomba” e merkatos e paska pasur fitilin e gjatë nga prapa, pasi duhet kohë që ai të shpërthejë te Partizani, ndonëse kanë mbetur edhe 16 javë nga mbyllja e kampionatit. Mësohet se lojtari nuk gëzon gjendje optimale, pasi pas ekzaminimeve të kryera ka rezultuar se Haberkorn ka ardhur 7 kg mbi peshë.

Kështu që si fillim sulmuesi argjentinas duhet të punojë shumë për të arritur parametrat normalë, më pas pritet të shikohet kontributi i tij në fushë. Ndonëse ka mbërritur në limitet e merkatos, 22-vjeçari nuk është përfshirë në asnjë seancë në ushtrimet me top, pasi kryesisht është stërvitur nën drejtimin e përgatitësit atletik Xhanoti.

Sipas njoftimeve të bëra në fillim nga klubi, pritej që Haberkorn të bënte diferencën, por realiteti është komplet ndryshe, pasi argjentinasi si fillim duhet të heqë kilogramët e tepërt, më pas të përballet me konkurrencën në repartin ofensiv.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"