Paralajmërimi/ Refik Halili, i pakënaqur me rezultatin. Barazimi ndaj Egnatias goditje shumë e rëndë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2021 | 8:29

Paralajmërimi/ Refik Halili, i pakënaqur me rezultatin. Barazimi ndaj Egnatias goditje shumë e rëndë…

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, ka qenë shumë i pakënaqur prej rezultatit. Në fund të ndeshjes ai u pa i zhgënjyer, sepse dy pikët e humbura janë shumë të rënda.

hALILI

Zhgënjimin e tij për rezultatin Halili nuk ua transmetoi drejtpërdrejt lojtarëve, por në distancë ua ka bërë të qartë se ndeshja me rrogozhinasit ishte goditje shumë e rëndë në idetë e tij për sezonin.

Të humbasësh dy pikë në javën e dytë ndaj një kundërshtari të dobët në letër nuk tolerohet. Pavarësisht justifikimeve, Halili ua ka bërë të qartë të gjithëve në skuadër se nuk pranon më gabime nga ato që u panë të dielën në “Selman Stërmasi”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"