Paralajmërimi i Moxhit: Ja çfarë duhet të bëjnë drejtuesit e Milanit me Ibrën dhe Piolin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2020 | 21:37

Paralajmërimi i Moxhit: Ja çfarë duhet të bëjnë drejtuesit e Milanit me Ibrën dhe Piolin

Teksa ka analizuar ndeshjen mes Napolit dhe Milanit, Luçiano Moxhi ka përfituar edhe për të thumbuar drejtuesit. Për ishkëshilltarin e Partizanit të Tiranës, situata te kuqezinjtë nuk është ndër më të mirat e mundshme dhe fton klubin të minimizojë pritshmëritë.

Moxhi

Në një deklaratë për “TuttoMercatoWeb”, 83-vjeçari ka deklaruar: “Pas periudhës së izolimit Milani ka bërë të kundërtën e Interit. Dukshëm do të kenë kryer një lloj përgatitjeje, e cila po jep fryte dhe cilësi në lojë. Uroj të mos bëjnë si në rasti kur vendosën të largojnë Gatuzon për të afruar Xhampaolon”.

Si një njohës i mirë i dinamikave të merkatos në Itali, Moxhi nuk ka harruar të bëjë edhe një konstatim, që tingëllon më shumë si lajm negativ për tifozët milanistë, të cilët gjatë verës do të asistojnë në ardhjen e mundshme të Ralf Rangnikut. Duke njohur përvojën e ish-drejtuesit, fjalët e tij janë si një paralajmërim, sidomos ato të lidhura me qëndrimin e Ibrahimoviçit te kuqezinjtë. “Të isha drejtues i Milanit, do të mbaja Piolin.

Duke ndryshuar përsëri, skuadrës i kanosen shumë rreziqe. Në këto momente kuqezinjtë janë ndër formacionet më të forta. Druaj se jo vetëm trajneri, por mund të largohet edhe Ibra. Ai kur thotë diçka, e bën”, përfundoi deklaratën e tij Luçiano Moxhi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"