“Paragjykimi se vajzat s’marrin vesh nga sporti, nuk është rasti im”, Miss-i flet për kontratën e Serisë A dhe lidhjen që bëri bujë: Kam vendosur që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2021 | 13:49

“Paragjykimi se vajzat s’marrin vesh nga sporti, nuk është rasti im”, Miss-i flet për kontratën e Serisë A dhe lidhjen që bëri bujë: Kam vendosur që…

Gazeta “Panorama Plus” zbuloi rreth një muaj lidhjen e Miss-it shqiptar, Cindy Marina me djalin e Jozefina Topallit, Genar Topalli.

Cindy Marina genar topalli (12)

Paparazzi ynë fotografoi ish të dashurin e Eva Muratit në një restorant në Vlorë me bionden seksi.

Asnjëri prej tyre nuk reagoi pas publikimit të lajmit, ndërsa moderatorja sportive gjatë një interviste në “ABC News”, refuzoi të mohojë apo të pohojë lidhjen me Genar Topallin.

Cindy Marina genar topalli (11)

Cindy Marina tha se ka vendosur të mos flasë për jetën e saj personale derisa të vendosë diçka.

genar-topalli4

“Unë vetë kurrë nuk kam folur për jetën time, edhe në Instagram s’kam postuar asgjë. Kam vendosur që s’do flas derisa ta ndjej vetë. Lajmet mund të dalin, unë nuk po vërtetoj gjë, as nuk e mohoj dhe as nuk e pohoj. Derisa të postoj diçka, ju do e dini nga unë”, tha ajo.

genar topalli6

Cindy Marina, e cila do jetë prezantuesja e Serie A në Shqipëri e Kosovë, tha se ekziston paragjykimi që vajzat nuk marrin vesh nga sporti, por ky nuk është rasti i saj.

Miss-i theksoi se është rritur me sportin dhe ka qenë pjesë e rëndësishme e zhvillimit të saj si individ.

Cindy Marina genar topalli (20)

“Ekziston paragjykimi se vajzat nuk marrin vesh nga sporti, por tek unë nuk është rasti. Unë jam rritur me sportin dhe mund të them që jam marre me çdo lloj sporti kur isha e vogël, kam bërë not, kam luajtur futboll, basketboll derisa përfundova tek volejbolli. E kam ndjek sportin gjatë gjithë jetës sime, ka qenë pjesë e rëndësishme e zhvillimit tonë si njeri. E dua sportin”, – u shpreh Cindy Marina.

Cindy Marina genar topalli (10)

Edhe pse ka lindur dhe jetuar në Amerikë ajo e flet mjaft mirë gjuhën shqipe dhe këtë ia atribuon prindërve të saj.

“Jam lindur dhe rritur në SHBA. Shqipen unë dhe vëllezërit e mi e kemi mësuar në shtëpi nga prindërit, jo në shkollë”, përfundoi prezantuesja sportive.

/Panoramaplus.al

Cindy Marina genar topalli (3)Cindy Marina genar topalli (1)Cindy Marina genar topalli (8)Cindy Marina genar topalli (6)Cindy Marina genar topalli (7)Cindy Marina genar topalli (5)Cindy Marina genar topalli (4)Cindy Marina genar topalli (23)Cindy Marina genar topalli (21)Cindy Marina genar topalli (19)Cindy Marina genar topalli (16)Cindy Marina genar topalli (17)Cindy Marina genar topalli (14)genar-topalli3genar-topalligenar topalli5genar topalli

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"