Paradoksi me Tiranën/ Vjet asnjë penallti, ndërsa këtë sezon i akordohen plot tetë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2018 | 13:49

Paradoksi me Tiranën/ Vjet asnjë penallti, ndërsa këtë sezon i akordohen plot tetë

Një ndër shkaqet që sollën rënien e Tiranës në Kategorinë e Parë ishte gjykimi. Nuk kanë qenë të pakta rastet kur u është mohuar e drejta duke i anuluar gola të rregullt dhe mohuar penallti të merituara. Madje, të gjithë e dinë që bardheblutë vjet nuk morën asnjë 11-metërsh, ndryshe nga çdo skuadër tjetër e Superiores.

greca penallti

Por këtë vit situata ka ndryshuar disi dhe gjyqtarët nuk janë aq të “kursyer”. Dhe po të kthehesh pas kupton që, në total, kryeqytetasve u janë akorduar 8 penallti. Të parën e kanë marrë në Kupë ndaj Besës, ndërsa 7 të tjerat në kampionat. Katër gola mbajnë firmën e Erando Karabecit, tre të tjerë i përkasin Ngoosë, ndërsa i fundit është i Grecës.

tirana penallti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"