PAPARACI/ Olsi Rama nuk e fsheh femrën që ka fiksim…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2018 | 22:43

PAPARACI/ Olsi Rama nuk e fsheh femrën që ka fiksim…

Vëllai i Kryeministrit Edi Rama, Olsi, është tashmë një figurë e njohur jo vetëm prej të vëllait, por edhe sepse drejton ekipin e futbollit të Partizanit si dhe është mjaft prezent në jetën e kryeqytetit.

Atë e gjen vazhdimisht në zonën e ish-Bllokut me miq dhe veshjet që preferon janë kryesisht sportive dhe casual. Në këtë pikë, ai ngjan me të vëllain, pasi i pëlqen të jetë i veçantë me stilin e veshjes. Por këtë herë ne kapëm një detaj në veshjen e tij.

 

 

Ai kishte shoqëruar pantallonat e shkurtra dhe atletet me një bluzë të zezë të Dolce & Gabbana ku në plan të parë ishin tre fotot e mitikes Merlyn Monroe.

Duhet ta pëlqesh shumë një femër që ta vendosësh foton e saj në gjoks dhe, në fakt, ajo është femra më e bukur dhe më e pëlqyer e të gjitha kohërave dhe Olsi, mesa duket, është një më shumë në këtë listë të gjatë të fansave të saj.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"