Panik te Kombëtarja e femrave 1 ditë para ndeshjes zyrtare, trajneri Grima rezulton pozitiv me COVID-19

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2020 | 11:52

Panik te Kombëtarja e femrave 1 ditë para ndeshjes zyrtare, trajneri Grima rezulton pozitiv me COVID-19

Koronavirusi vazhdon të përhapet me shpejtësi në mbarë botën. Këtij virusi që po bën kërdinë kudo, nuk i kanë shpëtuar as personazhe të botës së sportit.

Grima

Së fundmi mediat lokale në Shkodër kanë raportuar se trajneri i Kombëtares së femrave, Armir Grima ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Ish-portieri shkodran, kreu testet ditën e djeshme, teksa para pak minutash mësoi edhe përgjigjen pozitive.

Grima Kombetarja e Femrave

Një lajm aspak pozitiv ky, teksa kujtojmë që Kombëtarja e femrave do të luajë nesër në “Loro Boriçi”, në sfidën ndaj Qipros, e vlefshme për eliminatoret. Si për ironi të fatit, sot në orën 12:30 ishte planifikuar edhe konferenca për shtyp e trajnerit Grima, i cili tashmë është karantinuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"