Panik në tribunë, loja ndalet 8 minuta/ Ja pikantet e duelit Lushnja-Skënderbeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2023 | 23:14

Panik në tribunë, loja ndalet 8 minuta/ Ja pikantet e duelit Lushnja-Skënderbeu

– Lushnja-Skënderbeu nuk pati interes. Rreth 500 shikues ishin të pranishëm për të parë Skënderbeun kryesues dhe Lushnjën që ende nuk ka shpëtuar.

Lushnja-Skenderbeu

– 8 minuta u ndal loja në “Roza Haxhiu”. Pati një urgjencë në tribunën VIP. Xhavit Sefa kishte probleme shëndetësore dhe autoambulanca u detyrua që të largohej nga stadiumi “Roza Haxhiu”. Gjyqtari ndërpreu ndeshjen dhe vetëm kur u kthye, rinisi ndeshja. Duhet thënë që gjendja e ish-trajnerit të verdhejeshilëve është e mirë tashmë.

– Lushnja nuk ka kohë të pushojë. Në mesjavë kanë për të luajtur edhe një ndeshje, që vlen sa gjithë sezoni. Do të masin forcat me Valbonën dhe fituesja, do të ketë të drejtën të qëndrojë në Kategorinë e Parë dhe tjetra do të zbresë në të Dytën.

– Stafi teknik është me “sytë” nga infermieria. Shanset që të rikuperohet Mikel Canka janë të mëdha. Sulmuesi ka nisur stërvitjen me grupin, por këto ditë do të shihet, nëse do të jetë apo jo në 100% e tij për të luajtur kundër tropojanëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"