Panik në derbin e Kategorisë së Dytë, arbitri ishte me… tension

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2021 | 15:16

Panik në derbin e Kategorisë së Dytë, arbitri ishte me… tension

Derbi mes Gramozit dhe Maliqit ka qenë shumë i luftuar dhe i ka pasur të gjitha brenda, qoftë golat, kartonët e shumtë, por edhe gjykimin, i cili është kontestuar shumë nga kolonjarët.

12

Gramozi e mbylli pjesën e parë në avantazh, por u përmbys në të dytën, kjo edhe falë eksperiencës së lojtarëve maliqarë, teksa kapiteni Xaka shënoi dy gola.

Pjesa e dytë nisi me 8 minuta vonesë, pasi anësori Ergys Spahiu pati tensioni të lartë. Loja filloi vetëm pasi erdhi mjeku i spitali të Ersekës dhe kontrolloi arbitrin, por si për ironi të fatit, vendësit protestuan më shumë për gjykimin në 45 minutat e dyta. Sa i përket pjesës së parë, që në minutën e 8-të, pas një aksioni nga krahu i majtë, Ferati krosoi në zonë, aty ku Mete gjuan bukur dhe shënon. Në minutën e 12-të, Mydini merr një goditje me bërryl dhe thyen dhëmbin.

Trajneri Qirjako bën një zëvendësim të detyruar. Maliqi bën gjithçka për të barazuar, por duhet pritur minuta e 70-të, kur Xaka shënoi dhe kolonjarët pretenduan për pozicion jashtë loje. Miqtë marrin zemër dhe gjejnë avantazhin me Isufin në minutën e 79-të. Për të vulosur triumfin 1-3 ndaj Gramozit mendoi sërish sulmuesi Xaka. Mirëpo, edhe për këtë rast kolonjarët pretenduan për pozicion jashtë loje. Kjo bëri që zv.trajneri Lumani të ndëshkohej me karton të kuq për protesta.

GRAMOZI 1-3 MALIQI

gramozi maliqi

KOÇO LILO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"