Pakult: Nuk duhej të mundeshim në këtë mënyrë, fusha nuk është justifikim për rezultatet e dobëta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2018 | 16:26

Pakult: Nuk duhej të mundeshim në këtë mënyrë, fusha nuk është justifikim për rezultatet e dobëta

Trajneri Pakult, pas humbjes me Kamzën, deklaroi se në botën e futbollit, nuk është hera e parë që ka pësuar një humbje të tillë, me kundërshtarin shumë pasiv gjatë lojës. Ai tha se ekipi i tij, gjithsesi, u mundua gjatë ndeshjes të reagonte, dhe nuk duhej të mundej në këtë mënyrë.

Pakult

Rezultat zhgënjyes, Kamza 1 gjuajtje në portë dhe ju mundi…

Rezultati është zhgënjyes, mendonim ta fitonim ndeshjen. Mendoj se jam shumë gjatë në futboll, dhe më ka ndodhur disa herë të kem ndeshje të tilla, kur kundërshtari pa aasnjë rast na mposht. Me një krosim nga ana e djathtë, një pakujdesi e jona dhe Kamza shënoi. Në ndeshje të tilla, nuk duhet të mundemi, pasi në çdo moment kërkonim golin që të kalonim në avantazh, por nuk duhej të mundeshim.

Gjici kishte besim për titull para ndeshjes. Shanset tani janë pothuajse 0?

Që kur kam ardhur, e kam thënë që Skënderbeu është shumë para nesh. Neve na duhet të përmirësohemi çdo ndeshje. Sot, në çdo moment u munduam ta korrigjonim këtë rezultat, por ky është futbolli. Ndonjëherë humb edhe pa meritë.

Nëse Laçi apo Partizani fitojnë sot, e kalojnë Kukësin. A e di trajneri me vështirësinë e vendit të dytë?

Prej momentit kur kam ardhur, e dinim që zona për Evropën është afër, të gjitha ekipet janë afër me pikë. Si çdo trajner tjetër, shpresoja të siguronim zonën e Evropës, por mund ta sigurojmë edhe në ndeshjen e fundit. Duhet të përmirësohemi nga ndeshja në ndeshje të sigurojmë Europën.

Kukësi ka probleme kur luan brenda, prej cilësisë së fushës. Do i kërkoni klubit të luani në Elbasan?

Edhe javën e kaluar u mundova të sqaroj, dhe nuk dua ta kemi si një justifikim për këto rezultate. Sa jam në dijeni, deri në fund të sezonit, ndeshjet do t’i bëjmë këtu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"