Paguan 200 mijë euro për t’u “arratisur”, futbollisti i PSG-së braktis Francën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2020 | 0:17

Paguan 200 mijë euro për t’u “arratisur”, futbollisti i PSG-së braktis Francën

Koronavirusi është duke u përhapur me shpejtësi në shtete të ndryshme të Europës,teksa një pjesë e futbollistëve, kanë vendosur të rikthehen në vendet e tyre të lindjes.

PSG-Mock-Haaland-Champions-League-2020 (1)

Pas Nejmarit, Kavanit dhe Tiago Silvës, një tjetër futbollist i PSG-së, vendosi të “braktiste” Francën, për t’u arratisur drejt Amerikës Latine. Bëhet fjalë për portierin Keilo Navas.

NAVAS

Sipas asaj që raporton ESPN, gardiani i skuadrës pariziene, harxhoi plot 200 mijë euro, teksa udhëtoi me avion privat së bashku me familjen e drejt Kosta Rikës, ditën e premte. Atij do t’i duhet të qëndrojë 14 ditë i karantinuar në shtetin e tij, për të parandaluar përhapjen e Koronavirusit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"