Pagoi 20 mijë euro për makinën që nuk i erdhi kurrë, si u mashtrua mesfushori Ergys Kaçe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2023 | 15:42

Pagoi 20 mijë euro për makinën që nuk i erdhi kurrë, si u mashtrua mesfushori Ergys Kaçe

Ergys Kaçe ka rënë pre e një mashtrimi me shuma të mëdha parash, teksa u nis për të blerë një makinë luksoze, por në fund, shuma që pagoi i shkoi dëm, sepse makina nuk erdhi kurrë.

Collage Maker-09-May-2023-03-37-PM-3957

Një kompanie me seli në Patra të Greqisë, akuzohet se në bashkëpunim me një agjent sportiv, i cili vepronte si ndërmjetës, kanë porositur automjete luksoze për futbollistë, biznesmenë e mjekë, por që kurrë nuk ua kanë dorëzuar, duke i zhvatur kështu paratë. Një ndër këta porositës që nuk mori kurrë makinën dhe paratë e paradhënies është edhe mesfushori i Kombëtares, Ergys Kaçe.

Ka qenë shoku i tij futbollist, Jorgos Delizisis, ai që i ka treguar shqiptarit për makinat që vinin nga Gjermania me çmim të ulët dhe me të gjitha dokumentet. Mesfushori që ka qenë pjesë e Kombëtares dhe këtë sezon luan me Volosin, kishte porositur një makinë prej 70 mijë eurosh në Gjermani, por që vlera e së cilës në Greqi është 130 mijë euro. Ai ka paguar 20 mijë euro paradhënie, por makina tip “BMW X1M” nuk i erdhi kurrë.

“Në fillim më thanë se fajin e kishte dogana, më pas pandemia dhe një mori justifikimesh të tjera që duheshin disa faqe për t’i përmendur. Përfundimi është se makina që kisha rënë dakord të blija nuk më erdhi kurrë”, tregon Kaçe për mediat greke.

Ndërkohë, mësohet se ndaj dy personave që kishin kryer mashtrimin janë ngritur veprat penale për përvetësimi e shumave të konsiderueshme që kanë marrë si paradhënie, por emrat e tyre nuk janë bërë me dije nga mediat vendëse.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"