Pa tre titullarë fiks, ja si ka ndryshuar Partizani para Europës (Formacioni i ri)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2022 | 19:10

Pa tre titullarë fiks, ja si ka ndryshuar Partizani para Europës (Formacioni i ri)

Me mbylljen e sezonit, Partizanit iu afruan një sërë lojtarësh, të cilët nuk kishin luajtur rregullisht, si Kullaj, Lika, Mirosavljev, Kallaku, Kote apo Damçevski, por kishte edhe divorce të dhimbshme dhe me mjaft ndikim në formacion, si Mala, Zhunior apo Albion Marku, të cilët i detyruan drejtuesit e klubit të hyjnë shumë shpejt në merkato për të zëvendësuar lojtarët e larguar dhe ndërtuar sa më shpejt një skuadër konkurruese për ndeshjet e Ligës së Konferencës.

marku partizani

Gjithçka nisi me emërimin e Elton Marinit në rolin e drejtorit sportiv. Ish-sulmuesi i të kuqve mori frerët e merkatos dhe afroi disa lojtarë, me qëllim zëvendësimin e të larguarve, por edhe përmirësimin e ekipit.

Kështu, pas largimit të Markut, në krahët e mbrojtjes u afrua përkohësisht Ndreca e më pas Atanaskoski. Në mesfushë erdhën shumë lojtarë si Telushi, Romero e Hoti nga Tirana, teksa në sulm u afrua Cvetanoski dhe në ditët në vijim pritet të firmosë edhe “ish”-i i Vllaznisë, Da Silva. Partizani ka ndryshuar shumë që nga ndeshja me Laçin.

FORMACIONI I VJETËR:

67657567

FORMACIONI I RI:

86768

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"