Pa Roben e Boateng, por Bajernit i rikthehet mbrojtësi i majtë. Ja formacioni i mundshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2018 | 17:51

Pa Roben e Boateng, por Bajernit i rikthehet mbrojtësi i majtë. Ja formacioni i mundshëm

Skuadra e Hejnkesit shpreson të ketë më shumë fat në aspektin e dëmtimeve. Bavarezët vuajtën në ndeshjen e parë dëmtimin e shpejtë të holandezit Arjen Roben dhe me pas atë të mbrojtësit Zherom Boateng. Të dy për tërheqje muskulore në kofshë. Për Boateng mungesa ishte e sigurt, ndërsa për Roben kishte ende shpresa, edhe pse me kalimin e ditëve koha e rikuperimit ishte e pamjaftueshme për të.

bajernii

Të dy lojtarët do t’i bashkohen listës së gjatë të dëmtimeve, ku përveç Nojerit dhe Koman u bashkua së fundmi edhe Vidal që iu desh t’i nënshtrohej një operacioni. Lajmi i mirë i vetëm për gjermanët është rikthimi i Alabasë në krahun e majtë dhe të Tolisos që ka vuajtur nga dëmtime të shpeshta në këtë sezon dhe nuk ka qenë në formën e tij më të mirë. Në mbrojtje do të startojë nga minuat e parë Nikolas Zyle.

Mesfusha do t’i besohet Tiagos, Martinezit dhe Hamesit. Dhe në sulm, përveç Riberisë dhe Mylerit, në krahë do të jetë Robert Levandovski. Ndonëse polaku ka qenë nën akuzë, bavarezët do t’i besojnë atij repartin më të rëndësishëm në ditën e sotme, pasi duhen golat dhe kush tjetër mund ta bëj më mirë këtë sesa Leva.

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"