Opinion nga Shtefan Efenberg/ Myler ka një llogari me Niko Kovaçin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2022 | 14:55

Opinion nga Shtefan Efenberg/ Myler ka një llogari me Niko Kovaçin

Nga SHTEFAN EFENBERG

GettyImages-639159922.0.0

Tomas Myler luajti vetëm një rol mbështetës nën drejtimin e Bajernit nga Niko Kovaçi dhe u përshkrua nga trajneri kroat vetëm si një “gozhdë emergjence” për skuadrën e tij. Kjo deklaratë është ende diku thellë në kokën e Mylerit përpara përballjes së Bajernit me Volfsburgun të dielën.

Por Kovaç di t’i menaxhojë yjet, përndryshe ai nuk do të kishte fituar dopietën me Bajernin. Çdo trajner ka filozofinë e tij. Ai ndryshoi disa gjëra që mendonte se ishin të drejta. Kur ti nuk u jep besim lojtarëve si Myler ose Zherom Boateng, kjo mund të të kthehet edhe në bumerang, por kjo shërbeu gjithashtu si një kohë mësimi për Mylerin. Le të kuptojmë që gjithçka nuk shkon gjithmonë mirë dhe nuk shkëlqen vetëm dielli, por ka edhe ditë të tjera.

Trainer Niko KOVAC r. (M) mit Thomas MUELLER (Müller, M) vor dessen Einwechslung. Fussball DFB Pokal, 2. Runde, VfL Boch

Bajerni e tregoi forcën e tij në javën e parë kundër Frankfurtit. Ata treguan se kampionati do të kalojë sërish nga këmbët e tyre. Janë shumë fleksibël në sulm pa Levandovskin dhe kanë një shpejtësi të pabesueshme. Tani u takon trajnerëve kundërshtarë për të ndalur këtë forcë sulmuese. Duhet cilësi për ta bërë këtë, pak fat dhe mbi të gjitha i njëjti ritëm. Sadio Mane bëri një debutim perfekt dhe është ambientuar shumë mirë në skuadër. Ai është me këmbë në tokë, premton gola dhe është në rrugën e duhur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"