Operohet Kieza, ja sa kohë do të mungojë sulmuesi i Juventusit. Italia mund të shpresojë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2022 | 21:11

Operohet Kieza, ja sa kohë do të mungojë sulmuesi i Juventusit. Italia mund të shpresojë…

Federiko Kieza i është nënshtruar sot operacionit për dëmtimin që pësoi në ligamentet e gjurit. Sulmuesi i Juventusit dhe Italisë u dëmtua në ndeshjen me Romën dhe u bë e qartë se do të nevojitej një ndërhyrje kirurgjikale që është kryer sot me sukses.

kieza

Lajmin e dha sot vetë klubi i Juventusit, i cili tregoi edhe afatet e riaftësimit të lojtarit, i cili ka mbyllur sezonin dhe do të kthehet vetëm në fillimin e atij të ardhshëm. “Koha e parashikuar e rikuperimit është prej rreth 7 muajsh”, shkruhej në njoftimin e Juventusit.

Kështu, Kieza parashikohet të jetë gati për startin e sezonit të ardhshëm për bardhezintjë. Ndërkohe, te Italia shpresojnë që në rast kualifikimi në Botëror, të kenë në gjendje optimale fizike futbollistin i cili në Europian ishte një nga emrat më të spikatur të skuadrës së Mançinit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"