Ofertë tunduese nga Irani, rrëfehet talenti kenian: Ja pse zgjodha Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2018 | 20:21

Ofertë tunduese nga Irani, rrëfehet talenti kenian: Ja pse zgjodha Tiranën

Tirana është treguar tepër aktive në merkato duke afruar lojtarë mjaf cilësor, kryesisht nga tregu afrikan. Së fundmi bardheblutë kanë trensferuar talentin 21-vjeçar, Erik “Marçelo” Ouma, i cili vjen nga skuadra gjeorgjiane Kolkheti Poti.

marcelo_pix

Në një intervistë të dhënë për median keniane “nation.co.ke”, Ouma ka treguar se për të ka pasur oferta edhe nga Irani por ai zgjodhi t’i bashkohej bardhebluve.

“Një klub Iranian më ofroi rrogë të mirë dhe bonuse. Ishte ofertë joshëse për mua, por duhet të dëgjoja këshillat e menaxherëve të mi që preferuan të qendroja në Europë në moshën time. Unë isha në Iran dhe u stërvita me klubin që dëshironte të më përfshinte në gjysmën e dytë të sezonit, por u mendova për së dyti dhe e ktheva ofertën.

Trajneri Ze Maria më besoi që në fillim të vitit dhe më dha një shans te Gor Mahia. Besoj se është një trajner që do të më ndihmojë të zhvillohem më shumë”, u shpreh futbollisti i Tiranës.

Ouma është huazuar deri në fund të sezonit te Kastrioti  në Kategorinë e Parë, për shkak se klubi i Tiranës e ka plotësuar numrin e lojtarëve të huaj të lejuar në skuadër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"