Oferta nga ekipi turk, Çekiçi zbulon prapaskenat: Ja pse dështoi transferimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2020 | 17:00

Oferta nga ekipi turk, Çekiçi zbulon prapaskenat: Ja pse dështoi transferimi

Një lajm i bujshëm ka qarkulluar së fundmi. Sipas medias sllovene “Ekipa 24” dhe disa burimeve turke, futbollisti i Kombëtares, Endri Çekiçi, është shumë pranë transferimit te skuadra e Ankaragucu që militon në Superligën turke.

endri cekici

Oferta kap vlerën e 350 mijë eurove që ofrohen për skuadrën sllovene. Pas një sezoni të shkëlqyer të 23-vjeçarit te skuadra e Olimpija Ljubljanës në Slloveni, kanë ardhur disa interesime, mes të tjerash edhe nga Kroacia.

“Është e vërtetë që kishte interesim shumë konkret nga kjo skuadër turke, por as Olimpija dhe as unë nuk ramë dakord për kushtet dhe ofertën”, ka deklaruar Çekiçi për “Panorama Sport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"