Ofendime dhe lot për rënien, te Iliria nuk paguhen prej 8 muajsh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2020 | 21:16

Ofendime dhe lot për rënien, te Iliria nuk paguhen prej 8 muajsh

Dëshpërim, zhgënjim, ofendime ndaj njëri-tjetrit për mosimpenjim, por edhe lot. Kjo është panorama pas ndeshjes e fundit me Turbinën tek Iliria, që u mposht nga cërrikasit dhe ra nga kategoria pas 7 vitesh.

iliria

Fushë-krujasit këtë sezon patën luhatje të shumta dhe kanë vuajtur në shumë drejtime. Shkaku kryesor që Iliria ra është ana financiare. Iliria rezulton se nuk është paguar prej 8 muajsh. Duket e çuditshme, por sipas informacioneve të siguruara për gazetën, për sezonin 2019-2020 nga Bashkia e Krujës, që është pronare 100% e skuadrës, janë derdhur vetëm 3 rroga në llogaritë e lojtarëve: muajt shtator, tetor dhe nëntor.

Iliria nuk është paguar prej dhjetorit të vitit të shkuar dhe ky është një skandal më vete. Në këtë situatë, nuk është e vështirë të kuptohet rënia e kësaj skuadre gjatë muajve të fundit. B.Balliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"