“Objektivi jonë këtë sezon është… ” Barela pas ndeshjes: Jemi me fat që kemi në skuadër Lukakun dhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2021 | 23:53

“Objektivi jonë këtë sezon është… ” Barela pas ndeshjes: Jemi me fat që kemi në skuadër Lukakun dhe…

Interi arriti të marrë një barazim 1-1 kundër Napolit mbrëmjen e sotme, duke zhvilluar një ndeshje të mirë dhe pozitive, por që u mungoj fati.

barela

Pas ndeshjes mesfushori Nikolo Barela foli për ecurinë e Interit dhe objektivin real të zikaltërve këtë sezon.

“Nuk është një sekret që kampionati është objektivi ynë, por ka dhe shumë ndeshje për të luajtur deri në fund. Duhet të vazhdojmë të bëjmë maksimumin në sfidat e mbetura. Kemi arritur të gjejmë formën e duhur dhe besoj se në këtë ndeshje kemi arritur të bëjmë mirë.

Jemi me fat që kemi tek Interi sulmues si Lautaro, Lukaku dhe Sanccez pasi na ndihmojnë të marrim gjithmonë rezultate pozitive. Ato që ka kërkon trajneri provojmë t’i bëjmë çdo ditë dhe duam të perfeksionohemi ndeshje pas ndeshje”, u shpreh mesfushori Italian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"