Obamejang braktis kombëtaren dhe kthehet në Londër: Nuk më pëlqen avioni…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2018 | 20:53

Obamejang braktis kombëtaren dhe kthehet në Londër: Nuk më pëlqen avioni…

Obamejang ka shpërthyer pak çaste para se të nisej me avionin që do ta dërgonte në Sudan, aty ku kombëtarja e tij Gaboni do të luante ndeshjen kualifikuese për Kupën e Afrikës. Sulmuesi i Arsenalit e ka konsideruar të pasigurt avionin dhe ka refuzuar të udhëtojë me skuadrën.

CAN - Cameroun Vs Gabon - Libreville

“Nuk më pëlqen. Unë me këtë avion nuk nisem”, janë fjalët që ka thënë lideri i kombëtares së Gabonit. Obamejang i përshëndeti të gjithë shokët e tij dhe ndërmori një tjetër f luturim duke iu drejtuar Londrës, për të vijuar stërvitjet në klubin e tij. Me këtë veprim mendohet se aventura e sulmuesit në kombëtare është mbyllur përfundimisht, ndërkohë që Gaboni f luturoi drejt Sudanit dhe ia doli me sukses duke e fituar ndeshjen me rezultatin 1-0.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"