Nxehet derbi i Madridit, Lopetegui: Dua hakmarrje, s’kam ardhur në provë te Reali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2018 | 19:14

Nxehet derbi i Madridit, Lopetegui: Dua hakmarrje, s’kam ardhur në provë te Reali

Hulen Lopetegui kërkon hakmarrje në derbin e Madridit pas humbjes në Superkupë, por thotë se skuadra e tij duhet të përmirësohet shumë. Në konferencën për shtyp, trajneri tha se do titullin kampion në Spanjë dhe mbi të gjitha të tregojë se janë ata “komandantët” e Madridit. Trajneri madrilen tha se rruga është e gjatë dhe duhet shmangur gabimet. Derbi- “Duhet të përmirësohemi në të gjitha aspektet për ta fituar derbin. Këto ndeshje vendosen edhe në aspektin emocional, por ne duhet të jemi gati. Derbi është një ndeshje ndryshe”.

Lopetegui

Situata- “Gjithçka ndodh shumë shpejt. Vijnë humbjet, vijnë fitoret. Duhet t’i lëmë pas krahëve ato që kanë ikur dhe të shohim përpara. Nuk shoh asnjë arsye për të mos buzëqeshur”.

Objektivi- “Nuk kam detyrë të vështirë për t’i motivuar lojtarët. Ndoshta nga jashtë perceptohet kjo gjë, por unë që e shoh ekipin përditë kuptoj që janë të motivuar në maksimum. Duam patjetër titullin kampion në Spanjë dhe jemi klasifikuar shumë mirë deri tani. Por, rruga është e gjatë dhe gjithçka nis me fitoren e derbit”.

Provë- “Nuk e shoh si një provë për mua, por si një ndeshje speciale. Të gjithë duhet të japim më të mirën. Të gjithë presin që të fitojmë derbin dhe duhet të tregojmë kush e komandon Madridin”.

Golat- “Nuk shqetësohem. Të dhënat thonë se situatat e golit i kemi krijuar dhe ekipi ka bërë më të mirën. Megjithatë, Madridi duhet të shënojë gjithmonë sa më shumë gola”.

Humbja- “Nuk mund të mendoj për atë që ndodh në të ardhmen. Nuk duhet të parashikojmë rezultatin e ndeshjes. Sigurisht që një humbje e rëndon situatën, por kalendari i tillë është. Duhet të vazhdojmë të punojmë”.

Superkupa- “Dëshira për ta fituar këtë ndeshje është e njëjtë, pavarësisht asaj që ndodhi në Superkupë. Por, ne duam hakmarrjen”.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"