Nuk u paraqit në ndeshjen brenda, skuadra e Kategorisë së Dytë drejt shkrirjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2019 | 16:46

Nuk u paraqit në ndeshjen brenda, skuadra e Kategorisë së Dytë drejt shkrirjes

Kur kanë kaluar vetëm 5 javë nga starti kampionatit, klubi i Kategorisë së Dytë, rrezikon shkrirjen dhe heqjen dore nga gara. Bëhet fjalë për Selenicën, e cila këtë sezon militon në Grupin B.

 

Selenica

 

Skuadra nga qarku i Vlorës, grumbulloheshe vetëm për ndeshje dhe nuk kryente stërvitje, teksa në 5 ndeshjet e para, golavarazhi është -20 gola.

 

 

selenica

Selenica duhej të përballej ditën e sotme me Albpetrolin, në stadiumin e Orikumit, ndërkohë që nuk është paraqitur në këtë përballje, teksa e ka humbur ndeshjen në tavolinë. Edhe pse nuk ka një vendim zyrtar, Selenica, mund të heq dorë nga gara, duke u tërhequr. Kujtojmë që sezonin e kaluar situatë e ngjashme ndodhi me Termin, i cili e la garën në gjysëm!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"