Nuk po bind me paraqitjet e tij, Milani dhe Interi interesohen për lojtarin e Realit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2019 | 19:15

Nuk po bind me paraqitjet e tij, Milani dhe Interi interesohen për lojtarin e Realit

Luka Joviç u transferua te Real Madridi në merkaton e verës për rreth  60 milionë euro, nga gjermanët e Aintraht Frankfurt.jovic

Aventura e sulmuesit serb te Reali nuk nisi në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa u aktivizua shumë pak në fillim të kampionatit.

Megjithatë tashmë situata ka ndryshuar, pasi Zidan ka filluar t’i japë më shumë minuta futbollistit. Në merkaton e verës u fol se lojtari mund të largohej nga madrilenët, për shkak se nuk e kishte bindur trajnerin me paraqitjet e tij.

Sipas asaj që shkruan “La Gazetta dello Sport”, ekziston ende mundësia që Joviç të largohet nga Reali. Milani dhe Interi po ndjekin me kujdes situatën e lojtarin në Spanjë, dhe në merkaton e janarit mund të provojnë ta afrojnë atë në ekip si huazim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"