“Nuk pendohem që kalova te Interi”, flet Gabigol: Ëndrra ime është të luaj në Premier Ligë për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2019 | 19:13

“Nuk pendohem që kalova te Interi”, flet Gabigol: Ëndrra ime është të luaj në Premier Ligë për…

Gabriel Barbosa po kalon një formë të shkëlqyer te Flamengo, aty ku është i huazuar nga Interi.gabigol

Sulmuesi brazilian dështoi te zikaltërit, të cilët vendosën ta dërgonin atë në huazim te Flamengo, aty ku ai ka treguar një formë të shkëlqyer.

Së fundmi, Gaigol ka dhënë një intervistë ku flet për bashkëkombësin e tij, Roberto Firminjo, dhe është shprehur se dëshiron të luajë në Premier Ligë. “Firminjo është një lojtar shumë i fortë dhe është një frymëzim për mua. Do të ishte kënaqësi të luaja me të, ndoshta në ekipin kombëtar. Liverpuli? Të gjithë ëndërrojnë të luajnë për këtë klub.

Më pëlqen shumë Premier Liga, është një miks mes teknikë, forcës dhe shpejtësisë, gjithmonë i ndjek ndeshjet e këtij kampionati, është një nga më të bukurit në botë. Do ishte diçka e bukur të luaja aty, por tani nuk është koha të mendojmë për këtë.Gabigol

Tani unë kam ndryshuar. Kur mbërrita në Europë unë isha më i ri dhe më duhej të mësoja me shumë. Tani jam më i pjekur, dhe po kaloj momentin më të mirë në karrierë. Nuk jam penduar për kalimin te Interi, unë nuk jam dorëzuar ndaj vështirësive, kam punuar gjithmonë në maksimumin tim.”, u shpreh Gabigol.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"