Nuk mund të luajë me drita në “Selman Stërmasi”, Partizani duhet të gjejë stadium të ri për Europën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2018 | 19:02

Nuk mund të luajë me drita në “Selman Stërmasi”, Partizani duhet të gjejë stadium të ri për Europën

Pjesëmarrja e Partizanit në Ligën e Europës u konfirmua nga UEFA para pak minutash, dhe skuadra e kuqe me shumë gjasa do të marrë pjesë në Ligën e Europës. Të kuqtë duhet të zgjedhin se në cilin stadium do të jenë pritës në turin e parë paraeliminator të këtij kompeticioni. Në sezonin e shkuar, të kuqtë zgjodhën “Selman Stërmasin” si fushë pritëse. Por në këtë stadium të kuqtë duhet të marrin përsipër edhe riskun e temperaturave të larta.

Stadiumi-Selman-Stermasi-dritat-470x338

Orari i ndeshjeve në këtë stadium është i kushtëzuar, ndonëse impianti ka sistem ndriçimi. Por ky sistem ndriçimi nuk i plotëson kushtet për ndeshjet zyrtare në Europë, gjë e cila u vërtetua vjet me Partizanin dhe Tiranën, të cilët i luajtën ndeshjet pritëse në orën 17:00.

Partizani

Ndaj, shpëtimi për të luajtur me drita mbetet vetëm “Elbasan Arena” për Partizanin, stadium të cilin e ka përzgjedhur edhe Luftëtari si shtëpi për Ligën e Europës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"