“Nuk kanë gojë të flasin ata që…”, ftesa e Edi Ramës: Kampionë si Florian Marku dhe Luiza Gega të ndërtojnë akademi me mbështetjen tonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2022 | 11:58

“Nuk kanë gojë të flasin ata që…”, ftesa e Edi Ramës: Kampionë si Florian Marku dhe Luiza Gega të ndërtojnë akademi me mbështetjen tonë

Kryeministri Edi Rama ftoi kampionët si Florian Marku dhe Luiza Gega të ndërtojnë në vendin tonë akademi për të rinjtë, me mbështetjen e qeverisë, për të hapur rrugën për të tjerë talente.

RAMA MARKU 1

Rama kishte dhe një këshillë për kritikët, kur tha se “për sportin mirë është që askush nga ata që jo vetëm nuk vunë një gozhdë por e panë gropën të hapej e kontrbuan që gropa të thellohej askush nuk ka gojë të flasi”.

“Jemi në borxh me fëmijët e të rinjtë e vendit se shumë vite kaluan e një gropë e madhe u hap. Kur flitet për sportin mirë është që askush nga ata që jo vetëm nuk vunë një gozhdë por e panë gropën të hapej e kontrbuan që gropa të thellohej askush nuk ka gojë të flasi për atë që ne kemi bërë e do bëjmë për sportin.

Ky është viti ku do i japim shtysë të re sportit, duke angzhuar mbi 650 skuadra volejbolli, basketbolli në sistemin arsimor të regjistruara për të hyrë në kalendarin e parë të aktivitetit sportiv shkollor të organizuar.

Kampionë si Floriani janë të mirëseardhur të kontribuojnë të ndërtojnë me mbështetjen tonë akademitë e boksit, mundjes, kampionë si Luiza e me radhë mund të hapin rrugët e tyre për të sjellë të tjerë pas vetes e për t’u bërë frymëzim me shembullin e tyre që provon së asgjë nuk është e pamundur nëse ke fuqinë e këmbëngulej për të ndjekur ëndrrën”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"