Nuk kanë fund polemikat në Inter-Barcelona, klubi katalanas bën veprimin e papritur (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2022 | 22:45

Nuk kanë fund polemikat në Inter-Barcelona, klubi katalanas bën veprimin e papritur (VIDEO)

Nuk kanë fund polemikat në Inter-Barcelona, e cila përfundoi me fitoren e zikaltërve 1-0, falë golit të Hakan Çalhanollu, e vlefshme për ndeshjen e fazës së grupeve të Champions-it.

fallo-di-mano-rigore-dumfries-inter-barcellona

Janë katalanasit ata që nuk kanë të ndalur së kontestuari, teksa kanë marrë një vendim të papritur.

Sipas asaj që raporton “El Mundo Deportivo”, klubi blaugrana do të denoncojë në organin më të lartë të UEFA-s, arbitrin kryesor që drejtoi supersfidën në “Giuseppe Meazza”, sllovenin Slavko Vinçiç, të cilët do të dërgojnë një ankesë për mënyrën e njëanshme të arbitrimit.

Barcelona do t’i drejtohet qeverisë së futbollit europian me një ankesë për episodin e ndodhur në sekondat finale të ndeshjes, ku mbrojtësi i djathtë i Interit, Denzel Dumfris kap topin me dorë, por me ndihmën e pamjeve të VAR-it, 11-metërshi nuk u akordua sepse në fillim holandezi ka prekur me kokë topin dhe më pas me dorë.

Katalanasit edhe në ndeshjen ndaj Bajernit të Mynihut kanë kontestuar ashpër arbitrimin, në aksionin ku Alfonso Dejvis ka penguar në zonë Osman Dembelenë, por me kryesorin që ka vijuar normalisht lojën.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"