“Nuk ka ndeshje të lehta”, flet Murati: Shpresoj të marrim rezultat pozitiv ndaj Francës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2019 | 20:19

“Nuk ka ndeshje të lehta”, flet Murati: Shpresoj të marrim rezultat pozitiv ndaj Francës

Edvin Murat, ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, ka folur përpara ndeshjes me Andorrën, për mikrofonin e “Supersport”, duke u shprehur se Kombëtarja duhet të angazhohet dhe të japë energji për të marrë fitore.  

edvin murati

“Kam ardhur për të bërë skauting për Francën (qesh). Kam ardhur për të parë të dyja ndeshjet, erdha një ditë më para të shoh sfidën me Andorrën. Nuk ka ndeshje të lehtë, po nuk u lodhe nuk fiton. Turqia me Androrrën pati frikë deri në minutën e 90-të. Çunat duhet të shënojnë shpejtë dhe të fitojnë, por edhe të ruhen për Francën. Besoj se do jetë një ndeshje shumë e bukur ndaj Francës, pasi do inaugurohet edhe stadiumi i ri. Franca do kualifikohet ndaj Moldavisë dhe shpresojmë të marrim një rezultat pozitiv ndaj tyre, kur të vijnë në Tiranë”,shprehet Murati

 /PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"