Nuk ka luajtur ende asnjë minutë, Juventusi mendon për të ardhmen e blerjes së bujshme të verës
Dëmtimi i fundit i Pol Pogbasë ka nisur që të nervozojë shumë drejtuesit e rinj në Torino.
Kalvari i problemeve fizike, i cili i kushton gati 1 milion euro në muaj Juventusit për të paguar francezin, i cili nuk ka bërë ende debutimin e tij në një ndeshje zyrtare me “Zonjën e Vjetër”, ka bërë që brenda qendrës stërvitore bardhezi të nisin të pëshpëriten zëra se ndoshta në verë, nëse Pogba nuk nis që të luajë me vazhdimësi, mund të hipotetizohet edhe një shitje dhe largim nga Juventusi.
Fundja, me penalizimin e marrë dhe me pasigurinë se mund të shkojë në Champions, një futbollist që fiton 10 milionë euro neto në vit, pa luajtur asnjë ndeshje, nuk mund të luajë në Torino, pasi Juvja nuk e ka luksin e këtyre pagesave.
PANORAMASPORT.AL
