Nuk ka fitues në “Loro Boriçi”, Vllaznia dhe Flamurtari ndajnë pikët (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2017 | 14:03

Nuk ka fitues në “Loro Boriçi”, Vllaznia dhe Flamurtari ndajnë pikët (VIDEO)

Vllaznia dhe Flamurtari janë ndarë në një barazim 1-1 në ndeshjen e zhvilluar sot në “Loro Boriçi”.

vllaznia flamurtari

Vlonjatët kaluan të parët në avantazh në minutën e 17 me anë të Bushiç, por shkodranët barazuan shifrat në minutën e 4-t shtesë të pjesës së parë me anë të një penalltie të ekzekutuar saktë nga Gocaj.

Pas këtij takimi, Vllaznia mban vendin e 8 me 5 pikë, ndërsa Flamurtari mban vendin e 3-të me 8 pikë.

Komenti minutë pas minute

90+4′ Mbyllet ndeshja.

85′ Flamurtari kryen zëvendësimin e tretë. Largohet Useini, në fushë Musta.

78′ Vllaznia kryen zëvendësimin e tretë. Largohet Marku, në fushë Gurishta.

75′ Vllaznia kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Çinari, në fushë Kalaja.

66′ Vllaznia kryen zëvendësimin e parë. Largohet Ribaj, në fushë Kruja.

64′ Flamurtari kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Zhufo, në fushë Kamara.

58′ Flamurtari kryen zëvendësimin e parë. Largohet Pollozhani, në fushë Hyseni.

51′ Çinari tenton me një goditje brenda zonës, por topi prek rrjetën e jashtme.

46′ Fillon pjesa e dytë. Flamurtari luan topin e parë.

45+5′ Përfundon pjesa e parë.

gocaj penallti

45+4′ Gocaj ekzekuton penalltinë dhe barazon shifrat.

45+3′ Zhufo pengon brenda zonës kundërshtarin dhe shkakton penallti. Karton i verdhë për të.

40′ Çinari tenton me një goditje të rrezikshme brenda zonës, por topi devijohet në goditje këndi nga Nurkoviç.

30′ Lojë e qetë gjatë këtyre minutave teksa mungojnë rastet e rrezikshme për gol.

21′ Mersini ndëshkohet me karton të verdhë.

flamurtari

17′ Flamurtari kalon në avantazh. Bushiç merr një pasim të mirë në zonë nga Zhufo dhe bën një goditje diagonale duke e dërguar topin në rrjetë.

8′ Ribaj tenton me një goditje nga jashtë zonës, por topi shkon jashtë.

5′ Kalojnë në qetësi minutat e para të takimit, pa raste të rrezikshme për shënim.

1’ Fillon ndeshja. Vllaznia luan topin e parë.

VLLAZNIA – FLAMURTARI 1-1
Gocaj 45+4′ (11-m) / Bushiç 17′

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Pjeshka, Orelesi, Marku (Gurishta 78′), Tafili, Bardulla, Hasani, Çinari (Kalaja 75′), Lika, Ribaj (Kruja 66′)
Trajner: Armando Cungu

Flamurtari: Nurkoviç, Siljanovski, Bicaj, Jakovljeviç, Mersini, Useini (Musta 85′), Sidibe, Pollozhani (Hyseni 58′), Zhufo (Kamara 64′), Alvesh, Bushiç
Trajner: Shpëtim Duro

Gjyqtar: Olsi Sokoli

KV: Mersini 21′, Zhufo 45+3′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"