“Nuk jam pjesë e Gjilanit”, Frashëri konfirmon lajmin e largimit nga “Skifterat”: E zgjidhëm kontratën në mënyrë të dyanshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2021 | 15:00

“Nuk jam pjesë e Gjilanit”, Frashëri konfirmon lajmin e largimit nga “Skifterat”: E zgjidhëm kontratën në mënyrë të dyanshme

Erlis Frashëri konfirmon vetë lajmin e largimit nga Gjilani. Në rrjetet sociale, 32-vjeçari komunikoi se ka mbyllur bashkëpunimin me “Skifterat” duke shprehur mirë të gjithë pjesëtarëve të klubit dhe tifozëve të Gjilanit.
FB_IMG_1610112357089
Bashkë me Frashërin, është larguar sot nga Gjilani dhe mbrojtësi i majtë Xhekson Ferreira.
bushic-frasheri
Mësohet se mbrojtësi djathtë korçar është pranë kalimit te Drenica, skuadra tjetër e Superligës kosovare, aty ku aty do të gjejë Behar Ramadanin, Eglentin Gjonin, Donald Rapon dhe trajnerin Bledar Devolli, por edhe braziliani Xhekson ka gjasa të bëhet pjesë e Drenicës, por kjo mbetet për t’u parë.


Njoftimi i Erlis Frashërit

Do te deshiroja te njoftoja se qe prej dites se sotme nuk jam me pjese e skuadres se gjilanit. me marreveshje te dyanshme arritem te nderpresim kontraten . Falenderime te perzemerta per drejtuesat e klubit, per presidentin Florim Zuka, qe me kane mbeshtetur dhe vleresuar. Falenderim per trajnerin Gentjan Mezani, gjithashtu edhe Bylbyl sokolin (edhe pse spatem mundesine te punojme per nje kohe te gjate ). Falenderoj grupin e futbollisteve , shoket e skuadres me te cilet kemi kaluat nje vit e gjysem te shkelqyer dhe kemi mbeshtetur njeri-tjetrin ne dite te mira dhe te keqija. Cuna ju uroj shume suksese ne ndeshjet ne vijim. Nje falenderim te vecante dhe special per skifterat , faleminderit skiftera per mbeshtetjen dhe miqesine qe me keni dhuruar . SC GJILANIT i uroj shume suksese dhe arritje te objektivave.

frasheriiii

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"