Nuk ishte mësuar me timonin në krah të kundërt, mesfushori i Çelsit bën aksident me makinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2017 | 21:24

Nuk ishte mësuar me timonin në krah të kundërt, mesfushori i Çelsit bën aksident me makinë

Mesfushori i Çelsit, Timu Bakajoko, u përfshi ditën e sotme në një aksident me makinë gjatë momentit që po kthehej nga stërvitja për në shtëpi. 23 vjeçari ishte duke udhëtuar me makinën e tij tip Mercedes G63 AMG e cila kap vlerën 150 mijë paund.

Aksidenti i Bokojokos

Mediat britanike raportojnë se francezi për fat të mirë nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz dhe gëzon gjëndje të mirë shëndetësore.

Bokojoko aksident

Përpara aksidentit vëllai i futbollistit, Nomori, kishte paralajmëruar se kjo gjë do të ndodhte herët ose vonë, pasi Bakajokos nuk i pëlqenin makinat që e kishin timonin në krahun e djathtë dhe ishte shumë e vështirë të mësohej më këtë gjë.

Bakajoko

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"