Nuk e ekzekutoi penalltinë në fund me Tiranën, rrëfehet Ujka: Ja përse gjuajti Goxha

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2020 | 18:54

Nuk e ekzekutoi penalltinë në fund me Tiranën, rrëfehet Ujka: Ja përse gjuajti Goxha

Serxhio Ujka është një nga lojtarët që spikat te Bylisi. Trajneri Dovedan i besoi penalltinë në sfidën me Tiranën, e cila nëse do të ishte realizuar do të çonte shifrat në 3-1 dhe për Bylisin do të ishte me të vërtetë një rezultat edhe më i mirë për kualifikim. Në prononcimin për “Panorama Sport” Serxhio Ujka tregon se çfarë ndodhi te rasti i penalltisë.
ujka serxho

“Trajneri më tha që unë ta gjuaja, shkova te penalltia dhe erdhi Goxha. Në fakt, kisha qejf të shënoja e sidomos ndaj Tiranës, por edhe Jurgeni është djalë shumë i mirë. Ai është shumë i pastër dhe në ekip përpiqet që të bëjë gallatë. Ka dëshirë që të shënojë gol në çdo ndeshje, me thënë të drejtën bëhet copash. Mua, me thënë të drejtën, më shumë më erdhi keq që humbi Goxha penalltinë sesa që nuk e gjuajta unë, sepse 3-1 është një rezultat shumë i mirë sidomos për ndeshjen e kthimit dhe kualifikimin për në finale e Kupës së Shqipërisë. Ne jemi për një qëllim në skuadër. Goxha donte ta bënte gol, por të shohim përpara tashmë. Jemi një grup. Vetëm në sajë të lojës dhe grupit të bashkuar ne po marrim rezultate”, tha shtatlarti Serxhio Ujka.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"