“Nuk e di nëse qëndroj te Flamurtari”, flet talenti vlonjat: Ndihem keq që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2020 | 15:31

“Nuk e di nëse qëndroj te Flamurtari”, flet talenti vlonjat: Ndihem keq që…

Arinaldo Rrapaj ka dy vite që është pjesë e padiskutueshme e Flamurtarit. Ka debutuar në Superiore që 16 vjeç, pikërisht në ndeshjen Flamurtari-Partizani 1-2, luajtur në Vlorë më 19 maj të vitit 2018. Më pas sezoni 2018-2019 ishte i afirmimit për të riun në elitën e futbollit, teksa trajneri Ilir Daja besoi shumë tek mesfushori, duke e kthyer në një titullar fiks. Është vetëm 18 vjeç dhe deri më tani numëron 44 ndeshje në Superiore, një shifër e kënaqshme për një futbollist në moshën e tij, që rrallë i vjen shansi për të pasur kaq hapësira.rrapajj

Në një intervistë për “Panorama Sport” talenti vlonjat nuk e fsheh se është ndjerë keq që pas ardhjes te Flamurtari, trajneri Marcelo Troisi, e uli atë në stol për të aktivizuar brazilianët. Rrapaj tregon për ditët pa futboll, ndërsa nuk është i bindur nëse do të qëndrojë te Flamurtari në sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë.

Arinaldo, si po i kalon këto ditë, ku gjendesh dhe a i zbaton rregullat për mbrojtjen nga koronavirusi?

Këto ditë të vështira i kam kaluar në shtëpi, pasi rregullat duhet ti zbatojmë për të mirën tonë dhe të te afërmve. Mundohem të stërvitem rreth dy orë në ditë jashtë dhe bëj ushtrime në shtëpi për 60 minuta.

Sa e vështirë është për një lojtar të qëndrojë mbyllur në shtëpi për ditë te tëra?

Për një lojtar është i vështirë qëndrimi Brenda, për faktin sepse kryesorja është se na mungon stërvitja me ekipin.

I mban kontaktet me shokët e skuadrës…?

Po, patjetër që komunikojmë. Flas shpesh me djemtë e ekipit në “Whats app”. Komunikoj më tepër me Andi Ribajn, Mateo Qarrin, Gersi Diamantin dhe të tjerë.arinaldo rrapaj

Sa mendon se do të ndikojë kjo situatë në vijim te ju si futbollistë?

Mendoj që do të ndikojë shumë, sepse është e vështirë të stërvitesh dhe të jesh në formë me këtë pauzë kaq të gjatë pa ndeshje.

Pasi situata të normalizohet, si mendon, kampionati duhet të rinis aty ku u ndërpre?

Mendoj që duhet të rinis aty ku u ndërpre, sepse ka akoma shumë ndeshje për t’u luajtur dhe them të zhvillohet deri në fund.

Sa i ka shanset Flamurtari për një mrekulli në 10 javë?

Shanset duken që janë të vogla, por ne të gjithë si lojtarë jemi munduar dhe do të mundohemi deri në fund për të mbajtur gjallë shpresën.rrapaj

Do të qëndroni edhe në Kategorinë e Parë te Flamurtari?

Nuk e di nëse do qëndroj. Do të flasë edhe me presidentin dhe të shohim çfarë do bëj për sezonin tjetër.

Ju jeni ndër të paktët talente të akademisë vlonjate në ekip, çfarë ndodhi që përfunduat në stol pas ardhjes së lojtareve brazilianë?

Të them të drejtën keq më vjen që nga titullar përfundova në stol, por gjithsesi ai është vendimi trajnerit. Është ai që vendos kush do luajë. Por, unë mundohem gjatë stërvitjeve të japë më të mirën për ta ndryshuar këtë gjë dhe të jem përsëri në formacion.

ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"