“Nuk e çonim ndërmend që sot të kualifikoheshim”, Shkëmbi: Me 1 ndeshje do ishte OK, e kemi shumë të nevojshëm një afrim…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2022 | 18:59

“Nuk e çonim ndërmend që sot të kualifikoheshim”, Shkëmbi: Me 1 ndeshje do ishte OK, e kemi shumë të nevojshëm një afrim…

Trajneri i Dinamos, Bledi Shkëmbi, foli pas barazimit ndaj Partizanit në aktin e parë të Kupës së Shqipërisë. Në prononcimin për emision “Gol pas Goli”, tekniku korçar ndër të tjera u shpreh:

bandicam 2022-01-27 18-55-00-633

BARAZIMI – Në pak ditë është ndeshja e tretë që luajmë. Kjo u pa dhe në fushë, gjendja fizike e jona ra, u ndje lodhja. Nuk u duk ndeshje e kotë. Edhe ne edhe Partizani nuk e çonim ndërmend që sot të  kualifikoheshim. Llogaritë ishin bërë për 2 ndeshje. E quaj provë pozitive, duke pasur parasysh problemet që kemi dhe lojtarët e sëmurë dhe të dëmtuar.

PËR MIRËSIMET- Jam i bindur që ka, e shikoj skuadrën çdo ditë. Skuadra është rritur shumë në karakter dhe cilësi. Do të jetë skuadër ndryshe kur Rexhinaldo, Lilaj dhe Denison do të jenë në 100%. Duhet sa më shpejt të arrijmë rezultate, për ta çuar klubin, aty ku është nisur në fillim.

MERKATO DHE POZICIONI I IBRAIMIT- Ibraimi në këto ndeshje po luan i detyruar. Nuk kishim asnjë sulmues për fat të keq. Rexhinaldo nuk ka gjendjen e duhur fizike, Çinedu pati një problem, pushoi për 2 javë. Ibraimi vuan pak, por në këto momente nuk kemi çfarë bëjmë. Skuadra ka bërë maksimumin duke pasur parasysh të gjitha problemet që kemi.

2 NDESHJE NË KUPË- Për tifozët është më mirë me 1 ndeshje, ndoshta edhe për lojtarët, nuk e kemi ne në dorë, jemi të detyruar të luajmë. Me një ndeshje do të ishte OK, mendoj unë, do të vinin dhe më shumë tifozë.

EKIPI VUAN NGA KRAHËT- Vuajtëm, pavarësisht se unë jam i kënaqur me Bardhin, më pëlqeu në të dy pozicionet. Samake vuajti shpejtësinë e kundërshtarëve. Na duhet ndonjë përforcim, të gjithë po bëjmë maksimumin për të gjetur lojtarët e duhur për të na ndihmuar. Deri në minutën e fundit besoj do të ketë ndonjë afrim, e kemi shumë të nevojshme”, u shpreh Shkëmbi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"