“Nuk duhet të dehemi”, Gvozdenoviç pas fitores kundër Apolonisë: Falim shumë raste

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2023 | 13:00

“Nuk duhet të dehemi”, Gvozdenoviç pas fitores kundër Apolonisë: Falim shumë raste

Ivan Gvozdenoviç nuk është parë edhe aq i lumtur pas ndeshjes. Trajneri shpreh shqetësim për rastet e shpërdoruara dhe hapur e thotë që Skënderbeu nuk duhet të “dehet” me këtë fitore.

gvozdenovic

“Ishte javë tepër e rëndësishme për ne, sepse vinim nga disa takime jo të mira pas Burrelit, Tomorit dhe Besëlidhjes. Fitorja ishte detyrim. E dinim që Apolonia ishte një ekip i vështirë dhe jemi përqendruar shumë te ky takim. Fusha na e bëri më të lehtë pasi menjëherë krijuam epërsinë në territor dhe goli na çliroi. Por patëm edhe disa stonime, që mbeten për t’u diskutuar në ditët në vijim.

Nuk jam fort i kënaqur me ndeshjen e sotme (djeshme). Fituam, por ishim egoistë. Kemi shpërdoruar shumë raste dhe kjo nuk na falet. Jemi në një fazë ku gabimet kushtojnë shtrenjtë. Ne nuk duhet të falim, por të shënojmë sa herë që na krijohet mundësia.

Të mos dehemi nga kjo fitore dhe të fokusohemi te ndeshja me Flamurtarin. Është një derbi që duhet fituar patjetër dhe ne jemi gati. Janë edhe pesë finale deri në fundin e kampionatit dhe ne duhet të jemi gati.

Ndeshja me Flamurtarin është shumë e rëndësishme, është një derbi. E tillë ka qenë edhe kur isha unë futbollist. Ne po përgatitemi fort dhe kam besim se do t’ia dalim shumë mirë nga ajo përballje”, tha tekniku i korçarëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"