“Nuk duhet ta nënvlerësojmë Luftëtarin”, flet Daja: Fitorja nesër është e rëndësishme sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2020 | 15:10

“Nuk duhet ta nënvlerësojmë Luftëtarin”, flet Daja: Fitorja nesër është e rëndësishme sepse…

Skënderbeu do të presë ditën e nesërme në shtëpi Luftëtarin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Kategorinë Superiore.Daja

Në prag të kësaj sfide, para mediave ka dalë trajneri i korçarëve, Ilir Daja. Ky i fundit është shprehur se ekipi i tij duhet ta vlerësojë maksimalisht kundërshtarin, pavarësisht formës jo të mirë që ata po kalojnë. Gjithashtu Daja u shpreh se fitorja ditën e nesërme është shumë e rëndësishme, pasi rikuperojnë në tabelë, por edhe rritet edhe gjendja psikologjike e ekipit.

Ecuria pozitive?

Është një periudhë e mirë që po kalojmë në këtë fazë të kampionatit. Përveç rezultateve pozitive vlen të theksohet edhe loja e mirë që kemi bërë. Megjithatë duhet të jemi me këmbë në tokë, pasi kemi ndeshje çdo 3-4 ditë. Duhet të vazhdojmë ecurinë pozitive në lojë. Në çdo ndeshje duhet të kërkojmë të marrim pikët maksimale, në mënyrë që të paktën të marrim 3 pikët, sidomos në fushën tonë.

Luftëtari?

Në dy ndeshjet e para, njëra është në favorin tonë një në disfavorin tonë. Duhet t’i vlerësojmë për futbollin që bëjnë. Kanë individë që nëse iu lë hapësira mund të të dëmtojnë.

Ne e kemi analizuar ndeshjet që kemi bërë, i kemi harruar ato ndeshje. Motivimi duhet të jetë maksimal si në ndeshjet e tjera. Kampionati këtë sezon ka treguar se diferencat mes ekipeve nuk janë shumë të mëdha. E kemi të gjithë ekipin në dispozicion, kush tregon formë të mirë mund ta aktivizojmë.Skenderbeu

Për të marrë fanellën e titullarit duhet të djerësish në stërvitje. Ne më mirë të përqendrohemi te ndeshja e nesërme, pasi kampionati ka treguar se me dy fitore ngjitesh e pjesa e sipërme, por nëse bën hapa fals mund të rrëshqasësh shumë shpejt. Duhet ta vlerësojmë maksimalisht kundërshtarin, për të marrë fitoren.

Fitorja nesër?

3 pikët janë shumë të rëndësishme sepse rikuperojmë më shumë në tabelën e klasifikimit dhe vazhdojmë me një gjendje psikologjike akoma më të mirë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"