Nuk arriti të mbushte stadiumin me tifozë, skuadra spanjolle gjobitet nga La Liga

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2017 | 13:40

Nuk arriti të mbushte stadiumin me tifozë, skuadra spanjolle gjobitet nga La Liga

Kemi parë vendime nga më të ndryshmet, por që një klub të gjobitet se nuk mbushi stadiumin me tifozë, kjo ndodh vetëm në kampionatin spanjoll.

Selta

Klubi i parë që u bë viktimë e këtij rregulli ishte Selta Vigo, pasi nuk mbushi 70 % të impjantit. Kjo ishte hera e dytë që klubi galician u gjobit pikërisht për faktin se stadiumi “Balaidos” ishte gjysmëbosh.

Pas këtij vendimi drejtuesit e Selta Vigos janë detyruar të rishohin çmimin e biletave, ideja është ulja e kostove në mënyrë që numri i tifozëve ta kalojë 70 % të kapacitetit, për të shmangur një tjetër gjobë.

Selta Vigo

Skuadra spanjolle po përjeton një moment krize në kampionat. Skuadra që sezonin e kaluar arriti deri në gjysmëfinalet e Ligës së Europës, pas 4 javëve të para gjendet në vendin e 17, me vetëm 3 pikë të grumbulluara.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"