Nuk abuzon kurrë, zbulohet sekreti i formës fantastike të 34-vjeçarit Oliver Zhiru

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2021 | 10:50

Nuk abuzon kurrë, zbulohet sekreti i formës fantastike të 34-vjeçarit Oliver Zhiru

Olivie Zhiru vazhdon të surprizojë me formën e tij fizike. Goli me roveshatë që i shënoi Atletikos së Madridit të martën tregoi një atletizëm të rrallë për një futbollist 34-vjeçar i cili nuk është gjithnjë zgjedhje e parë në skuadrën e Çelsit. “Ai stërvitet si një 24-vjeçar”, tha pas fitores në Champions trajneri Tomas Tuhel.

Zhiruse

Por, si ka arritur 34-vjeçari të shijojë një formë të tillë fizike edhe në këtë moshë? Sigurisht stërvitja dhe një dietë rigoroze, e cila përbëhet nga shumë fruta, perime, pulë dhe peshk. Pastaj natyrisht shumë ushtrime në palestër, duke kapërcyer edhe orët.

JEMI ÇKA HAMË – Por, vendimtare për formën dhe planin e përgatitjes fizike të sulmuesit 193 cm të gjatë është karburanti që ai konsumon. Kampioni i botës i shmang ushqimet e paketuara, sheqerin dhe vajrat e pashëndetshme, misrin, kanolan, vajin vegjetal dhe përzierje të tjera kimike. Mëngjeset e tij përbëhen nga gjevrekë me reçel luleshtrydheje, e bardhë veze dhe omëletë proshute ose tost me bukë të zezë me vezë të rrahura.

Në drekë nuk mungon sallata jeshile me bizele të përziera, salmon dhe oriz, patate e pjekur me ton ose makarona me ton. Darka e tij përbëhet kryesisht nga peshku (ndonjëherë ndonjë biftek toni ose merluc), brokoli ose pulë me perime jeshile. Herë pas here ai mund të hajë ndonjë biftek pa dhjam, me një sallatë të përzier ose perime në avull.

Dhe duke qenë se ai harxhon shumë kalori normalisht, ha vakte të vogla rregullisht gjatë ditës si fruta të thata, farëra të ndryshme, arra, përzierje energjike farërash, sanduiçe bananeje dhe kokoshka. Ai i lejon vetes vetëm një ditë pushimi në javë, zakonisht të mërkurën. Gjatë fundjavave, në rast se nuk luan, ai bën ushtrime kardio dhe pushon. “Kur e shikon çdo ditë në stërvitje, nuk mund të surprizohesh. Forma e tij fizike është super”, shtoi trajneri Tuhel.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"