Nuabueze kërkon golin ndaj Partizanit, të kuqtë janë skuadra e vetme që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2020 | 18:12

Nuabueze kërkon golin ndaj Partizanit, të kuqtë janë skuadra e vetme që…

Kirjan Nuabueze është golashënuesi më i mirë i Kategorisë Superiore, ku në 21 javë kampionat ka realizuar 15 gola. Sulmuesi i Laçit ka arritur që t’u shënojë të gjitha skuadrave të Superiores deri tani, me përjashtim të Partizanit.nUABUEZE

Bylisi dhe të kuqtë kishin mbetur preja e munguar për nigerianin me pasaportë amerikane të skuadrës kurbinase.

Ballshiotëve u shënoi në ndeshjen e Kupës në mesjavë nga pika e bardhë e penalltisë, kështu që misioni i radhës për 27-vjeçrain mbetet porta e kampionëve në fuqi. Nuabueze është tipi i sulmuesit të lakmuar nga Partizani, lojtar i cili u mungon të kuqve që pas largimit të Kaleb Ekubanit.kirian nuabueze

Në dy përballjet e fazave të para Nuabueze është bllokuar mirë nga futbollistët e Partizanit, kështu që sulmuesi duhet të zgjedhë taktikë tjetër për t’i shpëtuar kurthit të kuq. Penalltia mund të ishte një opsion për të thyer edhe portën e fundit në Superiore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"