Notat/ Partizani më i miri, Skënderbeu vlerësim negativ

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2016 | 19:11

Notat/ Partizani më i miri, Skënderbeu vlerësim negativ

Partizani është vlerësuar me notën më të lartë në grup në kuadër të javës së 35-të të Superiores. Ky vlerësim vjen falë fitores ndaj rivalit direkt për titull, Skënderbeut. skenderbeu partizani 0-1Ky i fundit ka marrë notën më të ulët si pasojë e humbjes në shtëpi ndaj të kuqve.

Pozitivisht janë vlerësuar edhe Flamurtari me Kukësin,Teutën dhe Tiranën.

Partizani 8.5 – Mori atë që donte: fitoren në Korçë, në “strofullin” e kampionëve në fuqi dhe kryesuesve të kampionatit, Vila mjaftoi për tri pikë të arta që jo vetëm i shtyu festën Skëndërbeut për ndeshjen e fundit, por bënë që kjo e fundit të jetë e detyruar të fitojë atje ku e ka “mision të pamundur”, në Vlorë.

Flamurtari 7.5 – Matematika nuk ia lejon të drejtën që të festojë për mbijetesën, ama në Ballsh mori atë që i duhej. Barazim i artë për vlonjatët që shpresojnë të mos realizohet një “skenar” i çmendur që u rrezikon atyre mbijetesën. Në fund të fundit, kanë edhe një shans përballë Skënderbeut në shtëpi që të garantojnë mbijetesën, pa pasur nevojë të shohin të tjerat me laps në dorë.

Kukësi 7 – Pëson gol nga portieri kundërshtar si rrallëherë në futbollin botëror, mirëpo përmbys Tërbunin edhe në një fushë më shumë se të përmbytur. Kukësi ruan vendin e tretë falë rregullores në krahasim me Teutën, por të besuarit e Duros dinë të marrin atë që u duhet në vazhdimësi.

Tirana 7 – Janë pa asnjë objektiv, por fitojnë në shtëpi me një stadium të boshatisur nga Disiplina dhe, mbi të gjitha, nuk përlyhen në atë që cilësohet si “vorbulla e tolerimeve”. Tirana bën detyrën për vete, historikun e saj dhe mbi të gjitha për tifozët që i kanë qëndruar pranë, edhe pse ua kanë ndaluar t’i kenë në shkallët e stadiumit. Fitojnë dhe jo me gol të rastësishëm, por me një “perlë” “alla Bakaj”.

Teuta 7 – Magani i kritikoi të tijtë për pjesën e parë, por ama në fund skuadra e tij shënoi tri herë përballë Laçit për të marrë tri pikë. Durrsakët janë ende në garë për vendin e tretë dhe, duke parë ndershmërinë e Tiranës që do të përballet në fund me Kukësin, ia vlen ta provojnë maksimumin në transfertë me Partizanin e ngarkuar emocionalisht për garën për titull.

Bylis 4 – Meriton komplimente për sezonin e bërë, por në finalen me rivalin direkt nuk ia del ta mundë. Qoftë edhe me tentativën për ndryshimin e parametrave të portës siç u tha në fillim të ndeshjes. Ka një skenar thuajse të pamundur që i mban në kategori, por me shumë mundë- si, ballshiotët duhet të nisin llogaritë për Kategorinë e Parë.

Vllaznia 3.5 – Siguron mbijetesën, mirëpo mundet dhe u falet gabimeve të të tjerëve. Përballë një Tirane pa pretendime, shkodranët duhet të bë- nin më shumë në kryeqytet, sesa vetëm vonesa në fillim të ndeshjes me ngjyrën e getave të futbollistëve.

Laçi 3 – Si tre golat e pësuar nga Teuta në pjesën e dytë të takimit. Fakti që janë në finalen e Kupës ua largon vëmendjen nga kampionati, por ama në fund duhet ta mbyllin me pikë të plota për të shmangur ndonjë çmenduri të kampionatit.

Tërbuni 3 – Goli i Kukës dhe terreni i jep një dorë në fillim të ndeshjes, mirëpo nuk mjaftuan për të ndalur edhe Kukësin. Pukjanët meritojnë gjithsesi respekt për vijimin e garës dhe seriozitetin që po tregojnë, pacaka problemeve të panumërta që kanë.

Skënderbeu 2 – Si dy pikë që është tashmë diferenca mes tyre dhe Partizanit në garën për titull. U futën në fushë duke pasur dy rezultate të volitshme, por në fund u mundën dhe tashmë janë të detyruar të luajnë vetëm për fitore në Vlorë, transferta që konsiderohet “tabu” për korçarët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"