NOTAT E “PANORAMA SPORT”/ Bare më i miri në fushë, Uzuni dhe Roshi ndryshuan ritmin e lojës! Ja të gjitha vlerësimet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2021 | 22:37

NOTAT E “PANORAMA SPORT”/ Bare më i miri në fushë, Uzuni dhe Roshi ndryshuan ritmin e lojës! Ja të gjitha vlerësimet…

Shqipëria luajti në datën 31 mars sfidën e tretë të vlefshme për edicionin kualifikues drejt “Katar 2022”, ndaj San Marino, ku triumfoi me rezultatin 0-2. Edhe pse objektivi ishte marrja e 3 pikëve, loja e kuqezinjve nuk ishte fort bindëse. “Panorama Sport” ju paraqet mëposhtë notat e lojtarëve të  Kombëtares, pas performacës në sfidën ndaj San Marinos: 

kOMBETARJA5

STRAKOSHA 6 – I qetë, regjistroi një ndeshje më tepër me Kombëtaren dhe për aq sa kishe nevojë ekipi këshillonte nga distanca.

HYSAJ 6.5 – Luan mirë dhe bën diferencën, por ishte i paqartë në pasin final. Dëshirë e madhe për të sulmuar dhe për të dalë në pah. Harxhoi shumë forca, por edhe fati nuk ishte me të sepse shtylla i mohoi golin.

GJIMSHITI 6.5 – Vepron me dy mendime në kokë: e fillon në qendër dhe tërheq gjithmonë krahu. Arma e tij më e fortë është koka, loja në ajër pra, por në 16 goditje standarde gjuajti vetëm njëherë tranversën. Megjithatë mbetet pikë referimi.

AJETI 6 – Kishte dëshirë, kërkonte të binte në sy për të lënë të kuptohet se ka gjendje të mirë, por përballë kishte rivalë që nuk ekzistonin, e kishte më të lehtë të organizonte sesa të mbronte.

VESELI 6 – I sigurt në çdo veprim, aq sa me kalimin e kohës nis të frekuentojë edhe zonat e sulmuesve. I vëmendshëm dhe sakrifikues, ndonëse Uzuni “ia prishi” qejfin me golin që i vodhi afër vijës fatale. Për fat të mirë anësori nuk e pa që ishte jashtë loje…

LENJANI 5.5 – I paqartë në detyrat që kishte. I angazhuar vetëm në vijën anësore, por edhe aty me kufizime. Nuk tentoi asnjëherë të dilte në fundore që është arma më e mirë e tij (Nga min 88′ Mitaj – Pa notë).

BARE 7 – Më i miri në fushë. Disi konfuz në pjesën e parë, edhe pse vrapoi, mbuloi dhe organizoi me të gjitha mënyrat. Në pjesën e dytë ishte motori kryesor në organizimin e gjithë sulmeve, sepse qëndroi vetëm në qendër.

LAÇI 6 – Më ndryshe se në ndeshjen me anglezët. Ndoshta edhe ai nuk është i kthjellët me detyrat, sepse duke qenë se vjen nga prapavija, mundohet vetëm të organizojë, që nuk është natyrale për të. Bën shumë pak për vertikalizimin e lojës (Nga min 46′ Uzuni 7 – Ashtu si edhe Roshi, Uzuni i dha lëvizshmëri ekipit. Ka aftësinë që të mposhtë kundërshtarin një për një. Është një lojtar që duhet ta kesh në qendër të vëmendjes. Ka gjendje shumë të mirë fizike dhe mund të bëhet një nga pikat e forta të ekipit kombëtar).

Kombetarja

RAMADANI 6 – I lëvizshëm, punëtor dhe i disiplinuar. Jep maksimumin e vet. Një lojtar që nuk bie shumë në sy, por është i rëndësishëm në mesin e fushës.

MANAJ 7 – Lojtar që po të luajë në afërsi të zonës, jo vetëm që bëhet i rrezikshëm për veten e tij, por lëvizjet e tij krijojnë hapësira edhe për të tjerët për të goditur portën. (Nga min 88′ Cikalleshi – Pa notë).

167396768_4120315848021230_1474326279287680196_n

BROJA 6 – Është i ri, luan pa mendimin e vet, ende është i paorientuar dhe kur ekipet luajnë në mbrojtje të ngjeshur, mund të shfrytëzohet vetëm në lojën e ajrit. Pjesën tjetër e ka të padobishme (Nga min 46′ Roshi 7 – Sa herë është aktivizuar, ka ndryshuar ritmin e lojës, u jep impuls veprimeve sulmuese, është lojtar që po të ketë kondicion fizik akoma më të mirë, është më i domosdoshmi në veprimet sulmuese).

TRAJNERI EDI REJA 6 – Shqipëria merr tri pikët dhe është e treta në grup sot. Loja nuk bind, por ka meritën që bën ndërrimet e duhura. Këmbëngulja për 3-5-2 edhe kur luajmë me San Marinon ngjan paksa prepotente, por pikët i japin të drejtë.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"