Notat e Milanit/ Zhgënjen totalisht Kutrone, Donaruma dhe qendërmbrojtësit evitojnë “kapitullimin”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2018 | 9:33

Notat e Milanit/ Zhgënjen totalisht Kutrone, Donaruma dhe qendërmbrojtësit evitojnë “kapitullimin”

Gazeta “Panorama Sport” ka përgatitur notat e lojtarëve të Milanit në sfidën e djeshme ndaj Arsenalit:

milan arsenal

DONARUMA 6 – Pa faj në golat e pësuar. Në të parin topi devijohet, në të dytën s’mund të bëjë më shumë. Eviton golin e kapitullimit.

KALABRIA 5,5 – Nëse në fazën sulmuese është gjithnjë i pranishëm, në atë mbrojtëse vuan shumë Mkhitarian. (nga 79′ BORINI – pa notë)

BONUÇI 6 – Mes më të mirëve në fushë. Në pjesën e parë përkëdhel golin.

ROMANJOLI 6 – Kontrollon si duhet Uelbek dhe eviton dëme më të mëdha.

RODRIGEZ 5 – Nuk mbron, nuk kroson, nuk shtyn. Të pashpjegueshme 90 minutat e tij në fushë.

KESI 5,5 – Mundohet ta vendosë lojën në planin fizik, por njollos sfidën duke humbur topa pa fund.

BILJA 5 – Asnjë ide krijuese e për më tepër humb topin që shkakton golin e dytë.

BONAVENTURA 5 – Në mbrëmjen më të rëndësishme të Milanit në Europë, mesfushori tradhton pritshmëritë. Vetëm dy tentativa nga larg që nuk vlejnë për asgjë.

SUSO 5.5 – Duhet të sjellë pak dritë në manovër, por driblimet e tij nuk funksionojnë thuajse asnjëherë.

KUTRONE 5 – Pak topa të prekur, asnjë pasim për shokët e asnjë goditje në portë. (nga 68′ A. SILVA 6 – Hyn si duhet në fushë, por me aq pak sa luan nuk mund të jetë shpëtimtari).

ÇALHANOGLU 6 – Pjesë e parë pozitive dhe rënie drastike në të dytën. Për arsye teknike i lë vendin Kaliniçit. (nga 62′ KALINIÇ 5.5 – Mundohet të çajë dyshen e qendrës së mbrojtjes mike, por pa sukses).

TRAJNER GATUZO 5 – Provë e dështuar. Më shumë se 100 ditë pozitive në krye të Milanit mbeten aty, por Arsenali i jep një shuplakë të fortë. As zëvendësimet nuk ndryshojnë një situatë negative, që sinjalet e para i dha që në fillimin e takimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"