Njoftimi i çuditshëm në faqen e kampionëve të Kosovës: I lutemi pronarit të kësaj biçiklete…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2018 | 11:21

Njoftimi i çuditshëm në faqen e kampionëve të Kosovës: I lutemi pronarit të kësaj biçiklete…

Trepça e Maganit, u rikthye te fitorja në kampionat, pas 3 barazimesh radhazi, por pavarësisht kësaj, “shqetësimet” nuk kanë të mbaruar.

bicikleta

Kampionët në fuqi të Superligës kosovare, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të klubit, kanë bërë një njoftim të çuditshëm, duke u shqetësuar sepse një tifoz ka harruar biçikletën në stadiumin “Riza Lushta” të Mitrovicë.

“Njoftohen qytetarët e Mitrovicës se kjo biçikletë është e lidhur me çelës në Stadiumin Riza Lushta prej ditës së diel, data 18.02.2018. Nga ndeshja KF Trepça’89 – KF Vëllaznimi.

Trepca

Lusim pronarin ose ndokënd që e di se e kujt është biçikleta ta njoftojë dhe të vijë e ta marrë”, shkruan klubi kosovar në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare.

Trepca

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"