“Një zhgënjim i madh”, Konte: Zemërohem me veten, jam thirrur për të kthyer Interin te fitoret

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2020 | 23:21

“Një zhgënjim i madh”, Konte: Zemërohem me veten, jam thirrur për të kthyer Interin te fitoret

Trajneri i Interit, Antonio Konte, foli pas humbjes ndaj Bolonjës me përmbysje, duke shprehur zhgënjimin e madh. Sipas teknikut zikaltër, ai është përgjegjës kryesor për atë që ndodh në fushë.

kONTE

“Është një zhgënjim i madh, kemi arritur të humbim një ndeshje që duhej të ishte e mbyllur. Zemërohem me veten sepse jam përgjegjës për atë që ndodh në fushën e lojës. Edhe lojtarët duhet të jenë të zemëruar me veten, edhe ata kanë përqindjen e tyre të fajit.

Duam të punojmë, por është e drejtë që të gjithë të jemi në diskutim. Unë i pari, sepse jam thirrur për të kthyer Interin te fitoret. Sigurisht, nuk mund të ndodhë nga sot nesër, por kjo situatë është hidhëruese. Nuk jemi në nivelin që mendonim.

Penalltia e Lautaros? Nuk dua të flas për zgjedhjen e lojtarëve që gjuajnë penalltitë, por Lautaro mund të kishte bërë më mirë”, u shpreh Konte.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"