Një vit më parë luante në kategorinë e dytë, sot u shpall kampion bote, Pavard: Qava para fundit të ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2018 | 22:49

Një vit më parë luante në kategorinë e dytë, sot u shpall kampion bote, Pavard: Qava para fundit të ndeshjes

Benazhim Pavard është padyshim një nga zbulimet e këtij Kampionati Botëror. 22-vjeçari, i cili në sezonin 2016-2017 luante në Bundesliga 2 arriti të fitonte trofeun më të rëndësishëm futbollistik të globit.

pavard

Futbollisti i Shtutgardit ishte një emër i panjohur për opinionin sportiv, por ai u shndërrua në protagonistin kryesor të Francës. Pavard do të mbahet mend gjatë për super golin ndaj Argjentinës, si dhe për lojën e bukur të zhvilluar. Në një prononcim për mediat pas ndeshjes Pavard rrëfehu emocionet pas fitimit të Botërorit ku u shpreh:

pavard2

“Nuk e kam kuptuar ende të gjithë atë që ka ndodhur. Kur të kthehemi në shtëpi dhe të shohim të gjithë ngrohtësinë e tifozëve, do të kuptojmë se kemi bërë diçka të madhe. Po pres vetëm atë moment.

pavard vs france

Dy vite më parë, gjatë finales së humbur në Europian ndaj Portugalisë, unë isha në Lilë duke e ndjekur si tifoz me një grup miqsh. Në sezonin 2016-2017 luaja në Bundesliga 2 dhe tani jam këtu dhe kemi fituar Botërorin. Me siguri tani do ët argëtohemi, pasi gjëra të tilla janë shumë të rralla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"