Një vit i mbushur me statistika negative, Lushnja rrezikon rekordin e zi për herë të parë në histori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2023 | 12:29

Një vit i mbushur me statistika negative, Lushnja rrezikon rekordin e zi për herë të parë në histori

Lushnja humbi 4-2 në transfertë me Orikun, duke treguar se është shumë e dobët jashtë shtëpisë. Në 13 transfertat e këtij sezoni, Lushnja fitoi vetëm në tavolinë me Tërbunin dhe regjistroi në fushë 3 barazime e 9 humbje.

LUSHNJA

Për herë të parë lushnjarët nuk fituan në fushë një ndeshje jashtë shtëpisë në kategoritë inferiore dhe për herë të parë klubi 93-vjeçar po shkon drejt një ndeshjeje “play out”- ti, në fund të një sezoni në inferiore. Lushnja ka luajtur gjithnjë ndeshje shtesë në fund të sezonit për t’u kthyer në elitë, por për herë të parë do të luajë një të tillë për mbijetesë. Shanset e Lushnjës për të mbetur në këtë kategori, pa pasur nevojën e ndeshjes shtesë në fund të sezonit, janë vetëm matematikore. Praktikisht, ekipi është në “play out”.

Pas humbjes me Orikun vetëm ndeshja shtesë në fund të sezonit mund t’i shpëtojë verdhejeshilët nga rënia. Sot, lushnjarët do të nisin përgatitjet për ndeshjen e fundit të kampionatit të rregullt, që do ta luajnë të enjten e ardhshme në “Roza Haxhiu” ndaj Skënderbeut kryesues. Një fundkampionati i çuditshëm, teksa lushnjarëve për tri ndeshjet e fundit u është dashur nga 10 deri në 15 ditë për të pritur, që të luajnë një ndeshje të javës së kampionatit.

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"